Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi duke mos iu bindur patrullës së policisë.
 
Bëhet fjalë për Arsen Caka, banues në Kamëz, që u arrestua në fshatin Labinot – Fushë teksa drejtonte mjetin tip “Golf” veturë me targa AA 212 OJ. 
 
Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Automjetin dhe 12 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 9 mm.
 
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.  

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com