Elbasan/ Qarkullonin me kallashnikov në bagazh, arrestohen 37-vjeçari dhe pasagjeri (VIDEO)

Është arrestuar 37-vjeçari Afrim Zhuka dhe 32-vjeçari Armand Kurti, të dy banues në Berat, pasi në bagazhin e automjetit që Zhuka drejtonte kishin fshehur një kallashnikov dhe municion luftarak.

Pasagjeri, Armand Kurti është vënë në pranga për "Moskallëzim krimi", ndërsa 37-vjeçari për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i operacionit “Covered”, ku Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan në lagjen "Valas", Cërrik

Gjatë kontrollit në automjetin e Zhukës shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë