ELBASAN - Me dhjetra qytetarë qëndrojnë në radhë pranë zyrave të Aluiznit në Elbasan, për të plotësuar formularin e legalizimit të banesave të tyre. Nga data 5 qershor e në vazhdim kanë aplikauar rreth 1700 qytetarë, për leje objektesh apo shtesa informale.
Ndërkohë, që përfituesit direkt të procesit të legalizimit janë personat që kanë tapi trualli, por aplikimi është I lirë, ç'ka do të thotë që mund të aplikojnë të gjithë qytetarët.
Këta të fundit sipas premtive të Partisë Socialiste shprehen se procesi I legalizimit do të jetë falas, por janë skeptikë për këtë aspekt. Nga ana tjetër, përfaqësues të Aluiznit shprehen se, “ky proces do të jetë me pagesë, por tarifat nuk janë përcaktuar nga instuticionet përgjegjëse”.
Procesi i aplikimit të formularit do të vazhdojë deri në fund të ditës së sotme pra 16 korrik. Qytetarët nuk kanë ende informacion si do të vazhdojë procesi I legalizimit të banesave apo të shtesave informale që kanë ndërtuar ndër vite.
Dokumentat e nevojshme për plotësimin e formularit të legalizimit të ndërtimit pa leje apo të shtesës informale të objektit janë: fotografitë e objektit nga të katra anet, certificatë e familjare, fotokopje e noterizuar e dokumenitit të pronësisë pë truallin në ndërtimit, dokumenti I lejes së ndërtimit dhe fotokopje e mjetit të identefikimit te aplikuesit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com