Elbasan , Rama: Kemi një opozitë
me dy koka por me asnjë mbi qafë

Elbasan , Rama: Kemi një opozitë<br />me dy koka por me asnjë mbi qafë
Kryefjalë e kryeminsitrit Rama nga qyeteti i Elbasanit ku po shpërndan kartat e anëtarësisë kanë qënë akuzat ndaj opozitës së vendit. Rama e ka cilësuar opozitë me dy koka por me asnjë mbi qafë.

Rama tha se “njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i kuptojnë reformat, i mbështesin ato dhe mbi të gjitha kuptojnë se rruga e reformave është domosdoshmëri nëse duam një Shqipëri tjetër”.

“Reformat krijojnë rezistencë gjithfarë, sepse prekin interesa, por dhe në tërësi prekin statuquo-në. Dhe në këtë rezistencë si kudo, reformat nuk kundërshtohen me argumente por me emocione. Nuk kundërshtohen me alternativa, por me brutalitet. Për fat të keq në Shqipëri kjo është më e ndjeshme sepse kemi një opozitë që vetëm opozitë nuk është. Për fat të keq në Shqipëri kemi dy qeveri, qeverinë e re dhe të vjetër. Qeverinë e vjetër e kemi përballë në parlament krejtësisht të pandryshuar, në të njëjtat pozita dhe mendime ku ishte. Me të njëjtin ndryshim, sot është një trup që ka dy koka dhe mbi qafë s’ka asnjë kokë. Ky proces na ka dhënë një arsye më shumë për të besuar se pavarësisht dhimbjeve që shkaktojnë reformat, ne kemi me vete zemrën dhe mendjen e shumicës dërrmuese të këtij populli dhe me patjetër ne do t’ia dalim, që të rilindim Shqipërinë. Gjithë kjo mbështetje e përkthyer në një prurje të madhe në të gjithë Shqipërinë.”- tha kryeministri Rama.

edi rama ne elbasan

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ministrat Tahiri dhe Beqaj janë më të sulmuarit pasi ata kanë ndërmarë edhe reformat më të thella. 

"Pse sulmohet ministri i Brendshëm? Me hetimet e tij po prek interesa të mëdha. Lazarati jo plantacioni me bar magjik e disa banditë ordinerë që i rezistuan policisë, por është një bankë parash të zeza që ka funksionuar në mes të Shqipërisë deri ditën që ky ministër dhe kjo polici i vunë flakën.Pse sulmohet ministri i Shëndetësisë? Thonë gjithçka por nuk japin asnjë provë të vetme, ka një provë të mundshme kjo qeveri ka ulur çmimin e ilaçeve me 30%. Kur ne morëm pushtetin vetëm Shqipëria dhe Meksika shisnin ilaçe shumë më shtrenjtë se sa vendet e origjinës, ne thamë do ta kalojmë këtë gjë i ulëm 30% të përkthyera në para janë 70 milionë dollarë që iu shkojnë shqiptarëve. Ata që i merrnin kanë të gjitha të drejtat që të sulmojnë . Ministri sulmohet se po bën kontroll shëndetësor falas”,- vijoi Rama.

Fjala e plote e kryeminsitrit Rama ne shperndarjen e kartave te anëtarësisë në Elbasan

edi rama ne elbasan

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim