Elbasan, Rama: PD-ja të votojë
vetting-un dhe të hyjë në zgjedhje

Elbasan, Rama: PD-ja të votojë<br />vetting-un dhe të hyjë në zgjedhje
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani i ka bërë sërish thirrje opozitës që të votojë Vettingun dhe të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ai theksoi se opozita e drejtuar nga PD i bën rezistencë Vettingut, por siguroi se reforma në drejtësi do të bëhet.

Rama deklaroi se nuk do ta lënë vendin në dorën e atyre që bënë 1997, referuar protestave të paralajmëruara nga opozita në Kavajë dhe në të gjithë vendin.
 
"Shqipëria që duam është një Shqipëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë dhe ka shtet që sillet njëlloj me të gjithë.
 
Që të rrisim ekonominë duhet të bëjmë shtet dhe të vendosim drejtësi dhe unë iu siguroj se sa më shumë rezistencë i bëjnë drejtësisë ata që janë ngujuar në çadër, aq më i bindur jam që drejtësia do të bëhet dhe vettingu nuk ndalet.
  
20 vite më parë shteti u tret dhe Shqipëria u kthye në pasiguri dhe mund të humbje jetën nga momenti në moment me ndonjë plumb qorr dhe të gjitha kursimet humbën, u tretën.
 
Të gjithë donin të iknin, ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa, nuk do të lejojmë që ata që e shkaktuan atë tragjedi, që në 8 vite e bënë Shqipërinë një vend të zhytur në borxhe e papunësi, kurrë nuk do t'i lëmë që të marrin në duar fatet e Shqipërisë.
 
Ata në çadër nuk duam ti lëmë pa zgjedhje pa alternativë, prandaj do të bëjmë çmos që arsyeja të triumfojë mbi frikën nga drejtësia dhe ata të kthehen në rrugën normale të popullit dhe të vijnë në zgjedhje në 18 qershor.
 
Por duhet të kalojnë në Kuvend të votojnë Vettingun më parë, nëse nuk e votojnë nuk kemi sesi i ndihmojmë, po e votuan atëherë që i mirëpresim në 18 qershor
" deklaroi ai.
 
Libri për Sejdinin, Rama "thumbon" Blushin
E ndërsa ka vlerësuar kryebashkiakun e Elbasanit, Sejdini për projektet për transformimin e qytetit, Rama tha se Qazimi është i vetmi politikan i gjallë për të cilin kanë shkruar edhe libra, referuar librit të Blushit "Kandidati".
 
"Sot një vit Elbasani do të ketë 24 orë ujë, sepse deri në dhjetor do të jetë zbatuar projekti. Qazim Sejdini është i  vetmi politikan i gjallë për të cilin kanë shkruar edhe libra, por unë iu siguroj që sikur po ndryshon Elbasani do të ndryshojnë edhe komunat" tha Rama.
 
Batutat për Ronaldon dhe Juventusin
Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Realit dhe Atletiko Madrid.
 
Rama tha me batutë se nëse nuk do të ishin mbyllur universitetet kioska, sot të rinjtë do t'ia besonin fatin e tyre Ronaldos dhe Grizmanit.
 
Ndërsa më pas vijoi duke thënë se nuk e kam mendjen sot se e ka nesër, referuar ndeshjes së Juventusit me Monaco, pasi njihet si tifoz i zjarrte i bardhezinjve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut