Elbasan, Rama: Saliu na
futi në tunelin e varfërisë
Kryetari i PS-së Edi Rama përmbylli sonte fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit. "Sot Saliu u paraqit në një tunel me shpresën e dëshpëruar se do ta tërheqë tërë popullin në atë tunel", - tha ai, -"por e vërteta është se rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa papunësia luftohet me politika".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
ELBASAN- Partia Socialiste organizoi sot pasdite, mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i saj, Edi Rama, e nisi fjalën e tij me veprën e fundit të infrastrukturës, që u përurua nga Kryeministri, tunelin e Krrabës.
“Sot Saliu u paraqit në një tunel me shpresën e dëshpëruar se do ta tërheqë tërë popullin në atë tunel, - tha ai, - "por e vërteta është se rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa papunësia luftohet me politika; rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa arsimi dhe shëndetësia ndërtohen me politika. E pra, nuk ka rrugë dhe tunel që të fshehë papunësinë dhe braktisjen sociale në këtë vend. Saliu duhet të japë llogari jo para Elbasanit, por para gjithë Shqipërisë për tunelin e stërgjatë të mungesës së ujit në parcelë, të pamundësisë për të nxjerrë prodhimin në treg, të pamundësisë për të jetuar normalisht.
Saliu duhet të përgjigjet para gjithë shqiptarëve për tunelin e gjatë të borxheve në ushqimore; Saliu duhet të japë llogari për tunelin e izolimit nga bota, ndërkohë që Shqipëria në 23 qershor do të vendosë të dalë nga tuneli i këtyre tetë viteve. A e kuptoni tani se pse Saliu u nxitua të përurojë tunelin? Se ai kujtoi se shqiptarët do të hutoheshin dhe harronin gjithë këto tunele të tjera, ku Saliu i mban peng. Sigurisht që edhe rrugën që lidh me Elbasanin do ta përfundojmë ne dhe pas gjithë këtyre viteve shpenzime kolosale, do ndërtojmë rrugë të standarteve europiane dhe jo rrugë elektorale për të tërhequr popullin prej hunde.
Duke parë gjithë këtë mbështetje, ju zotohem se nuk do t’ju harrojmë dhe do t’ju mbështesim. Edhe vetëm 7 ditë, edhe vetëm një javë, bëni çmos për të shkuar në kutinë e votimit për të shkuar atje sëbashku me një tjetër që nuk ka skuar herën e fundit, që ju do ta bindni për të bërë votën tuaj dyfish", - përfundoi Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2794
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39