Elbasan, romët dynden në Lazarat
për të punuar, 3 muaj në çadra
Komuniteti rom dyndet në Lazarat, duke u bërë krahu i punës për trafikantët e kultivimit të hashashit. Janë romët e Elbasanit ata të cilët prej 3 muajsh kanë zhvendosur duke ngritur çadrat e tyre në fshatin Lazarat në Gjirokastër.
ELBASAN - Komuniteti rom dyndet në
Lazarat, duke u bërë krahu i punës për trafikantët e kultivimit të hashashit. Janë romët e Elbasanit ata të cilët prej 3 muajsh kanë zhvendosur duke ngritur çadrat e tyre në fshatin Lazarat në Gjirokastër dhe duke u punësuar gjatë kësaj periudhe që shfrytëzohet për korrjen e drogës. Ajo që bie në sy është jo vetëm prezenca e një numri të lartë të komunitetit rom, por edhe të fëmijëve dhe grave. Romët rrëfejnë për A1 Report se si punojnë në parcelat e drogës, të detyruar sipas tyre nga papunësia dhe varfëria apo edhe mungesa e mbështetjes së organeve shtetërore.
"Kam punuar në Lazarat 10 ditë me 10 mijë lekë kilja paguajnë(të vjetra). Kishte me ditë pune. Nga gjithë Shqipëria punojnë atje, me gra me fëmijë. Është papunësi që s'kemi punë këtu, nga e keqja"
"Nga e keqja do shkojnë, çfarë të bëjnë. Kanë fëmijët, do të hanë. Qeveria nuk i siguron kalamajtë 17-18 vjeç ti fusë në punë. Detyrohen njerëzit që të shkojnë me kalamajtë".
"Cunat tanë të gjithë këtu kanë ikur. S'kemi çuna në lagje më. Shkojnë të hanë bukë, të nxjerrë kafshatën e bukës se s'ka punë këtu, s'ka qeveri. Zaptuan Lazaratin", shprehen qytetarët romë.
Edhe kreu i shoqatës së komunitetit rom në Elbasan, Enver Mustafaraj pranon se ka shumë fëmijë që lënë shkollën për tu bërë pjesë e trafikut të drogës në Lazarat
"Është shqetësuese shumë. Tani besoj se do të kthehen të gjithë dhe ka mundësi që të vazhdojnë shkollën", shprehet kryetari i shoqatës së komunitetit rom.
(v.gjshqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42