Elbasan, rritet numri i
të prekurve nga diabeti

Elbasan, rritet numri i <br />të prekurve nga diabeti
ELBASAN- Sot është dita botëtore e diabetikëve dhe ky numër sa vjen e rritet. Sëmundja e diabetit në rrethin e Elbasanit paraqet një rritje të të prekurve nga viti në vit.

Sipas mjekes endokrinologe, znj.Rajmonda Xhuvani numri i vizitave në ditë pranë këtij reparti shkon në 20-30 pacientë, të cilët vijnë nga i gjithë rrethi i Elbasanit. Rreth 5280 diabetikë evidentohen si të prekur me këtë sëmundje nga i gjithë qyteti.

Më tej Xhuvani shton se "numrin më të lartë të diabetikëve e zënë ata të tipit 2, numri i të cilëve shkon në 5232 dhe më pas vjen i atyre diabetikëve të tipit 1, të cilët janë rreth 78 për këtë vit dhe unë gjej mundësinë që të bëj një apel përpara medias të gjthë njerëzve. Duhen të tregohen të kujdesshëm me ushqimin dhe të mos abuzojnë me pijet alkolike sepse dëmtojnë sistemin imunitar dhe ulin eficencën e insulinës e cila është e para që preket sistem".

Sipas mjekëve, më tepër të prirur drejt kësaj sëmundje janë personat obezë, ata të cilët kanë patur raste në lidhjet familjare por edhe raste të tjera nuk përjashtohen. Duke qenë se sëmundja e diabetit karakterizohet nga një nivel i lartë glukoze në gjak, mjekët endokrinologë apelojnë të gjithë qytetarëve për ndjekjen periodike të dietave dhe ekzaminimet e duhura.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat