Elbasan, rritet numri i fëmijëve
obezë, shkak kequshqyerja

Elbasan, rritet numri i fëmijëve <br />obezë, shkak kequshqyerja
Kohët e fundit obeziteti tek fëmijët është kthyer në një problem mjaft shqetësues, pasi edhe numri i tyre është në rritje.
"Një në pesë fëmijë është mbipeshë"- theksojnë mjekët pediatër pranë spitalit të Elbasanit. Ky fakt sjell tek fëmijët vështirësi dhe i ekspozon ata ndaj sëmundjeve të ndryshme si diabeti, anemia dhe sëmundjeve të enevë të gjakut.

Doktor i Shkencave Mjekësore pranë repartit të pediatrisë z.Edmond Laho, tha se, “obeziteti duhet parandaluar, duke eleminuar ushqimin atrificial”. Më tej Laho këshilloi nënat, që të ushqejnë fëmijet e tyre me gji, pasi është tepër i rëndësishem ne shëndetin e tyre.
Ndërkohë Laho theksoi se, “tek fëmijët më të rritur duhen eliminuar ushqimet e fast-foodit dhe duhet të merren më aktivitete fizike”.

Nga ana e pediatërve të Spitalit të Elbasanit u bëhet thirrje të gjithë prindërve të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e fëmijëve duke i ushqyer ata me fruta, supë dhe jo ushqime, që përmbajnë konservantë. Nëse prindërit i ushqejnë fëmijët shëndetëshëm, fëmijët nuk janë të predispozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme, sidomos obezitetit i cili i bën ata në një mbipeshë të parakohshme.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK