Rruga e ndërtuar në gusht të vitit 2014 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Banka Evropiane në të cilën kalojnë mbi 15 fshatrat: Braneshë, Bixellë, Krabë e Vogël, Letan etj është një problematikë e cila rëndohet dita ditës.
Gjatë vëzhgimit të bërë nga kamera e Report Tv është konstatuar se në një gjatesi prej 4.6 km ka probleme të shumta përsa i përket rrëshqitjeve të dherave gurëve dhe shembje të karrexhatës së rrugës, kryesisht në tre zona të cilat janë problematike për udhëtarët duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Sinjalistikat që duhet të tregojë rrezikun në këtë rrugë mungojnë totalisht dhe vetëm disa blloqe betoni janë ato që paralajmërojnë rrezikun.
Është shumë e rrezikshme sepse edhe shëmbet. Bien edhe gurë.
Drejtues mjeti
Nuk ka as tabelë, as kufizim shpejtësie. Asgjë. Është shumë e rrezikshme. Kemi bërë edhe kërkesë që të rregullohet por nuk kemi marrë asnjë reagim.
Drejtues mjeti
Vlera e këtij segmenti që të dërgon dhe në zonën turistike të Funarit ishte 22 milion lekë, por me shembjet që kanë ndodhur kjo rrugë është thuajse jashtë çdo standarti dhe shumë e rrezikshme.
Komente











Rruge qe ka prob,por ka rruge. Pse nuk merres me prob e verteta te qytetit?
Përgjigju