Elbasan/ Kreu i ri i SHÇBA takim me strukturat e qarkut, Policia aksion në qytet (VIDEO)

ELBASAN- Drejtoria e Policisë dhe skuadra Shqiponja kanë kryer disa kontrolle brenda në qytet duke shoqëruar disa persona.

Sipas gazetarit të Report Tv, Aldo Kozarja personat janë shoqëruar për verifikim në komisariat ndërkohë që mesditën e sotme ka qenë prezent dhe drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.

Burime për Report Tv bëjnë me dije Rrumbullaku në një takim me strukturat drejtuese e zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme u ka kërkuar drejtuesve hetimin dhe goditjen e kriminalitetit në qarkun e Elbasanit, si dhe kujdes në shoqërimin e personave me të shkuar kriminale.

Mësohet se kontrollet gjatë ditës së sotme janë bërë me qëllim parandalimin e personave të cilët qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe persona të shpallur në kërkim.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leksi: 01/02/2019 20:05

    Kete standard kush e shpiku??! Çfare do kreu i SHKB ne takime me subjektet e punes se tij??!!

    Përgjigju
    • Koli: 02/02/2019 19:12

      He pra cfare do? Si nuk te vune ty aty qe merr vesh? Mos je ai drejtori Tahirit qe je ne arrati zotrote?

    • Juristi: 02/02/2019 09:45

      Takimi eshte zyrtar dhe jo ne kafe. Dhe mendoj qe duhet qoft per nje prezantim por edhe per te perforcuar strategjite e punes. Ky zoteria ka ca dekada ne pune, di cben! Aq me teper qe elbasani eshte nfa qarqet me te veshtire.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?