Lorik Cana 'skanon' Kombëtaren: S'kemi çfarë humbasim, Broja mund të jetë 'shpërthyes'

Lorik Cana 'skanon' Kombëtaren: S'kemi çfarë humbasim, Broja mund të jetë 'shpërthyes'

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka folur për mediet në Itali duke skanuar ndeshjet e Kombëtares në Europian. Në "Gjermani 2024" Shqipëria luan më 15 qershor në orën 21:00 kundër Italisë dhe kjo për Canën është një ndeshje nostalgjie, me ish-mbrojtësin e Lazios që ka një lidhje të fortë me këtë vend.

Për "tag24.it" Cana ka thënë se kuqezinjtë nuk kanë çfarë humbasin dhe do kërkojnë të lënë shenjë, ndërsa fjalë të mira ka edhe për Armando Brojën.

“Shqipëria nuk ka asnjë për të humbur, duhet të mbështet te rruga e tyre në rritjes, ashtu siç bëri edhe gjatë fazës kualifikuese ku e mbylli grupin në vendin e parë. Nuk kishte ekipe “big”, por skuadra bëri një punë të madhe, me një Sylvinho i cili u tregua i zoti të shfrytëzonte të gjithë materialin që kishte në dispozicion dhe që i lejoi përfaqësueses tonë të merrte pjesë në Evropian.

Më pas qëlluam në grupin më të vështirë, kjo na jep më pak presion, por vështirësia është shumë e madhe. Shqipëria është në një moment ku nuk ka një pikë referimi të qartë, kjo pasi akoma nuk është përplasur me një ekip “big”. Kjo u pa edhe gjatë fazës kualifikuese, ku kishim një Poloni nën ton dhe një Republikë Çeke që është një skuadër e mirë, por nuk është një nga ekipet “big” të kontinentit. 

Tani steka është ngritur dhe të shohim se çfarë do të dalë në pah, por në çdo rast, Shqipëria mbetet një skuadër me vlera, mbrohemi shumë mirë, kemi një shtyllë kurrizore e gjitha italiane, pa llogaritur këtu edhe disa emra risi, kemi më shumë cilësi në mesfushë dhe në sulm. Është e rëndësishme të shohim edhe cilësitë e Brojës, nëse është mirë do të jetë shpërthyes”, përfundoi analizën e tij Lorik Cana.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën