Elbasan- Sejdini: Sllovenia interes për projektet e mjedisit në qytet

/ATSH-Miranda Sadiku /.- Kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, ka pritur të enjten në një vizitë zyrtare ambasadoren e Sllovenisë në Tiranë, Lea Stançiç. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Sejdini ka shpjeguar edhe qëllimin e kësaj vizite zyrtare, duke theksuar se takimi me ambasadoren sllovene konsiston  në mbështetjen konkrete që qeveria sllovene synon të japë për disa projekte mjedisore në qytetin e Elbasanit.
"Takimi me ambasadoren ka të bëjë me disa projekte shumë të rëndësishme për ambientin, duke filluar nga rihabilitimi i fushës së mbetjeve në Bradashesh, tek impianti i ujërave të zeza, rihabilitimi i rrjetit të ujësjellësit, një projekt për energjinë e rinovueshme diellore, etj. Të gjitha këto përbëjnë një studim dhe mundësinë e një investimi nga qeveria sllovene për qytetin e Elbasanit. Takimi ishte së bashku me një grup specialistësh, të cilët do të vizitojnë edhe fushën e mbetjeve dhe do të shohin nga afër atë për cka ne biseduam. Është dicka konkrete për qytetin tonë dhe Elbasani e meriton diçka të tillë", tha Sejdini.
Nga ana e saj, ambasadorja sllovene ka shprehur mbështetjen e shtetit që përfaqëson në lidhje për bnjë bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen në projektet e sipërpërmendura. "Ne folëm për projekte konkrete dhe kjo nuk është vetëm vizita e parë, pasi Sllovenia është prezente për të treguar interesin për bashkëpunim të suksesshëm sic e kemi pasur edhe në të kaluarën. Ne do të bashkëpunojmë konkretishmt me Elbasanin për projekte mjedisore", tha ambasadorja.
Duke u ndalur tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja tha se Sllovenia është një nga vendet që e mbështet anëtarësimin. "Sllovenia është anëtare e BE dhe ka qenë një nga mbështetëset më të mira në rrugëtimin europian të Shqipërisë. E kemi dhënë mbështetjen tonë edhe para se Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Kemi qenë të angazhuar edhe gjatë procesit të liberalizimit të vizave dhe sigurisht tani e mbështesim fort Shqipërinë për vazhdimin e negociatave. Kemi folur shpesh për reformat që Shqipëria duhet të kryejë. Është bërë shumë punë, por ende ka shumë për t'u bërë. Ne inkurajojmë Shqipërinë dhe duam ta shohim Shqipërinë sa më shpejt të nisë negociatat, por është e pamundur të parashikojmë çdo të ketë raporti, kështu që na duhet të presim. 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin