ELBASAN - Policia e Elbasanit ka vënë sekuestro për pasurinë e Sokol Roçit dhe familjarëve të tij, që arrin në vlerë totale prej 160 milionë lekësh dhe përfshijnë 11 llogari bankare.
Sipas policisë dyshohet se paratë janë siguruar në rruge të paligjshme, kryesisht nëpërmjet trafikut të drogës, ndërsa Roçi u arrestua pak ditë më parë në kryeqytet me një sasi droge.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, ditën e sotme Seksioni i Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan u bë sekuestrimi i 11 llogarive bankare të shtetasit Sokol Roci, i datëlindjes 1984, banues në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë këto llogari ishin dhe të të afërmve të Roçit dhe pjesëtarëve të familjes së tij dhe arrinjë vlerën prej 16 milionë lekë të reja, para këto të cilat dyshohen të jenë të vendosura në rrugë joligjore.
Sokol Roci akuzohet për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com