ELBASAN-Policia ka sekuestruar 11 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, ndërsa ka arrestuar tre poseduesit, mes tyre edhe një 19-vjeçare.
Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të monedhave.
Agron Rrucaj 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
U zbuluan, pasi mashtruan kambistin në Gramsh
Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën ‘Exchange’ të N.K. në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartëmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohen false.
Pronari i pikës së ‘Exchange’ pas dyshimeve për prerjet e kartëmonedhave ka njoftuar policinë, e cila ka arrestuar tre personat në afërsi të fshatit Gostimë, teksa po ktheheshin me mjetin tip "Peugeot".
Gjatë kontrollit në makinë tre personave u janë gjetur dhe sekuestruar 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara.
Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO