ELBASAN - Sherri mes dy adoleshentëve i nisur brenda shkollës dhe përfunduar jashtë ambjenteve të saj ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në pranë ambienteve të jashtme të  shkollës 9-vjecare “Jeronim De Rama” në Elbasan. 17-vjeçari K. Ll. u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, po 17 vjeç, me inicialet E.M. nga fshati Jagodinë.

Sipas autoriteteve të policisë së qytetit, i plagosuri nuk ishte nxënës shkolle, por banor i lagjes pranë shkollës.

Adoleshenti nga fshati Jagobinë agresor i ka dhënë 4 goditje me thikë në bark, në qafë dhe në kurriz K.Ll. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak nga ku raportohet se është në gjendje të rëndë. Nga policia mësohet edhe që është arrestuar autori E.M., e objekt i sherrit ishte një vajzë.

Redaksia Online
(ma.shqiptarja.com)