Elbasan, sheshi kryesor nga
"Qemal Stafa" në "Aqif Pasha"

Elbasan, sheshi kryesor nga <br />"Qemal Stafa" në "Aqif Pasha"
ELBASAN - Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit qyteti i Elbasanit do të ndryshojë emrin e sheshit kryesor por dhe të disa rrugëve. Këshilli bashkiak i Elbasanit ka vendosur të ndryshojë emrin e sheshit që prej 60 vitesh njihej si "Qemal Stafa" në "Aqif Pasha"
 
Sipas prefektit të Elbasanit Shefqet Deliallisi shpjegon se do të ketë disa spostime dhe ndryshime emrash, konkretisht sheshi aktual i quajtur "Qemal Stafa, tek pedonalja pranë kalasë do zëvendësohet me ermin e historianit Aqif Pasha firmëtar i aktit të pavarësisë, ndërsa rrugës "11 nentori" të qytetit do t’i vendoset emri "Qemal Stafa".

Ndryshimi i emërtimeve do të shoqërohet dhe me zhvendosjen e bustit të Aqif Pashës,  i cili ndodhet 100 metra poshtë pedonales, do të vendoset përbri sheshit me të njëjtin emër. 

“Aktualisht në qytetin e Elbasanit është duke u punuar për zhvendosjen e bustit të figurës së Aqif Pashës nga Bazilikia e Elbasanit pranë kalasë së qytetit. Të gjitha këto ndryshime po kryhen jo vetëm për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit por edhe për ngritjen e të gjitha figurave historike që kanë dhënë kontribut në vend. Krahasuar me qytetet e tjera, Elbasani është mjaft përpara lidhur me përgatitjet e fesimeve të 100-vjetorit dhe nga ana e njësive vendore do të ketë një përpjekje maksimale për festimet e pavarësisë së vendit", theksoi Deliallisi gjatë fjalës së tij.

Deliallisi në pavarësinë e vendit kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe shumë figura historike nga Elbasani siç është Aqif Pasha, Mit'that Frashëri dhe Lef Nosi.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe policja që spiunonte operacionet te kreu i bandës

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe policja që spiunonte operacionet te kreu i bandës