ELBASAN - Shirat e rrëmbyeshmë kanë prekur edhe qytetin e Elbasnait. Pothuajse rrugët kryesore të qytetit ishin të kalueshme me vështirësi si rezultat i intesitetit të lartë të reshjeve të shiut këtë mesditë.
Në kryqëzimin “Dinamo” lartësia e ujit arriti deri në 50 cm, ndërsa problematikë tjetër është vërejtur edhe në unazën juglindore të qytetit, ose siç njihet ndryshe edhe "kryqëzimi i Cerrikut" ku, shiu u bë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.
Edhe në këtë kryqëzim, lartësia e ujit arriti deri në 50cm lartësi. Në të gjitha rrugët dytësore të qytetit të Elbasanit është vërejtur një gjendje kaosi, ku në shumë pallate dhe bodrume është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve për të larguar ujin nga shtëpitë e tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com