ELBASAN - Reshjet e fundit risjellin në vëmendje edhe problemet infrastrukturore në Elbasan, kështu ura e Shkumbinit që ndodhet në anën jugore të qytetit gjendet në kushte tejet të rënduara infrastrukturore.
Gropa të shumta janë krijuar ndër vite në këtë urë dhe sistemi i kullimit të ujit nuk funksionon siç duhet, duke mbajtur mbi urë sasi të mëdha të ujit që vështirësojnë qarkullimin rrugor në këtë segment.
Prej shumë vitesh në urën e Shkumbinit mungojnë totalisht ndërhyrjet për rikonstruksionin qoftë të pjesshëm të saj.
Një tjetër problematike që shfaqet vazhdimisht në prezencë të reshjeve në Elbasan dhe që prek një pjesë të mirë të qytetareve është edhe gjendja e rënduar në të cilën ndodhet tregu i fruta-perimeve të qytetit.
Gropa të shumta që krijojnë pellgje me ujë shtohen aty çdo ditë duke rënduar situatën në treg.
Kushtet e vështira klimaterike rëndojnë edhe më shumë kushtet higjienosanitare të këtij tregu, i cili prej vitesh nuk e njeh dorën e rikonstruksionit.
/Shqiptarja.com