ELBASAN- Arrestohet drejtuesi i trajlerit që shkaktoi aksidentin me një të vdekur dhe 2 të plagosur ditën e djeshme në Elbasan. Në pranga kanë rënë A.H., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale, " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
Ngjarja e një dite më parë ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ku trajleri u përplas me një autobusin me të cilën udhëtonte viktima dhe dy të plagosurit.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, duke bërë që drejtuesi i kamionit A.H., të humbë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me furgonin.