ELBASAN-Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte, ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçare dhe janë plagosur dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "kthesa e gomave" ku një trajler ka goditur autobusin, për pasojë gjeti vdekjen e moshuara, R.H. 82 vjeçe dhe u plagosën D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, duke bërë që drejtuesi i kamionit A.H., të humb kontrollin e mjetit dhe të përplaset me furgonin. Fatmirësisht dy të plagosurrat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kamioni që u përplas me furgonin

Njoftimi i plotë i policisë

Në aksin rrugor  Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur "kthesa e gomave", një mjet  trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës  ka goditur  autobusin  me drejtues  shtetasin Th.K., banues  në Elbasan,  si pasojë e  aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Furgoni që u aksidentua