TIRANË - Shkarkohen nga detyra 19 shefa sektorësh, seksionesh dhe oficerë policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave, shkarkimet u bënë pasi emërimet e tyre janë bërë jashtë kritereve të Ligjit për Policinë e Shtetit.
Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, i shkarkuar është edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Librazhdit, Agim Harizaj. Ndërkaq ditën e sotme është prezantuar edhe shefi i ri i këtij komisariati, Gramoz Dafku.
Nga burime të policisë është bërë e ditur se, i shkarkuar është edhe Erjon Ismaili, shef i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, shefi i Sektorit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Dhimitër Gjika, Shefi i Policimit në komunitet, Ndriçim Matraxhiu, Shefi i sektorit të Antikorrupsionit, Fitim Musaj, shefi i Sektorit të qarkullimit rrugor, Avdi Alucaj.
I shkarkuar është edhe shefi i Seksionit të rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, Reshit Moli. I shkarkuar është edhe specialisti i Sallës operative në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Et’hem Kripshi. Ndërkaq nuk dihen emrat e të shkarkuarve të tjerë.
Burime nga policisë, pritet të lirohet nga detyra edhe shefi i Komisariati Peqin Flamur Molla dhe ai i Gramshit, Sokol Noka. Ndërkaq, që nuk janë bërë të ditur emrat e atyre që do të zëvendësojnë ata.
EMERIMI I SHEFIT TE KOMISARIATIT TE LIBRAZHDIT
Shefi i ri i Komisariatit Librazhd, Gramoz Dafku
EMRAT E OFICERËVE TË SHKARKUAR
Shefi i komisariati Librazhd, Agim Harizaj
Shefi i Antidrogës, Erjon Ismaili
Shefi i Sektorit të Rendit në DPQ Elbasan, Dhimitër Gjika
Shefi i Seksionit të rendit në Komisariatin Elbasan, Reshit Moli
Shefi i Policimit në komunitet, Ndriçim Matraxhiu
Shefi i sektorit të Antikorrupsionit, Fitim Musaj
Shef i Sektorit të qarkullimit rrugor, Avdi Alucaj
Specialisti i Sallës operative Et’hem Kripshi
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com