Mirëpo ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentian Beqirin.
Policët që kishin detyrë për të ruajtur 35-vjeçarin ishin Sami Derstila dhe Neshat Budina të cilat u arrestuan gati 2 orë pas vrasjes. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetim ndaj dy policëve për shpërdorim detyre dhe për ndonjë lidhje të mundshme si bashkëpunëtorë të autorëve të vrasjes.
Ndërkohë, në një deklaratë për të shtyp të mbajtur në orët e vona të darkës, zëdhënësja e Policisë së Elbasanit deklaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka kërkuar pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të Policisë, emrat dhe pozicionet e të cilëve nuk u saktësuan, si dhe atë të dy policëve të ndaluar.
(sg/shqiptarja.com)