Elbasan, shkolla në gjendje të
mjerueshme, fëmijët duan ta braktisin

Elbasan, shkolla në gjendje të<br />mjerueshme, fëmijët duan ta braktisin
Shkolla "Jorgji Dilo" është në mes të qytetit të Elbasanit, por ngjan sikur të ishte në zonat më të thella malore.
 
Pamjet që të ofrohen brenda kësaj shkolle ka bërë që shumë nxënës të kenë frikë të shkojnë për të vijuar mësimet, pasi suvaja e saj pritet të shkëputet nga momenti në moment duke rrezikuar jetën e nxënësve.
 
Një përfaqësi e prindërve të shkollës "Jorgji Dilo" kanë kërkuar rikonstruksionin e objektit ku mësojnë rreth 500 nxënës.
 
"Para një javë fëmija im kishte frikë të shkonte në shkollë se mund t'i binte tavani në kokë dhe më thotë o mami o më ndërro shkollën ose bëj diçka për shkollë"
 
"Kemi fëmijët në këtë shkollë dhe duam të të jetë shkolla sa më e pastër sa më e mirë",
shprehen disa prindër.
 
Bashkia e Elbasanit është arsyetuar duke thënë se ka kërkuar fonde nga ministria e Arsimit për rikonstruksionin e shkollës, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.
 
Ndërkohë që shumë nxënës kërkojnë të transferohen në shkolla të tjera të qytetit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi