ELBASAN - Një zjarr aksidental ka rënë rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në qytetin e Elbasanit. Lokali ndodhej në katin e dytë të një godine, e cila gjendet pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Ky lokal është në pronësi të 69 vjeçarit Bajram Izvira. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Ndërkaq sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet që shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një shkëndije në ekspresin e kafesë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi i zjarrit. Lokali është djegur pjesërisht dhe ngjarja është regjistruar nga policia si aksidentale. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, duke nxjerrë jashtë funksionit gjithçka që ishte në brendësi të godinës. Gjithsesi po punohet për dokumentimin e plote te ngjarjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime te mëtejshme.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com