ELBASAN-  Tregu i vjetër rom i ndodhur në lagjen “5 maji” është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tregtarët dyshojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme duke e lidhur ngjarjen me funskioninim e tregut të ri, i cili ndahet me një mur nga tregu i vjetër. Tezgat e këtij tregu nuk shfrytëzoheshin nga tregtarët pasi pretendojnë se taksa që duhet të paguajnë është e papërballueshme.

Korrespondenti i Elbasanit Andi Qosja thotë se janë 200 familje që ushqeheshin duke shitur në treg dhe në çdo tezgë ndodheshin mbi 100 mijë lekë mall, i cili tashmë është shkrumbuar nga flakët.

Policia nis hetimet në pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme për shkak të konkurencës. Banorët që kanë shtëpitë pranë këtij tregu, jashtë kamerave dyshojnë se djegia mund të jetë shkaktuar me benzinë, ndërkohë që një burim nga shërbimi i zjarrfikës nuk përjashton mundësinë e djegies për shkak të një shkëndije elektrike.
(sg/shqiptarja.com)