Shtëllunga gjigante tymi të zi kanë mbuluar pasditen e sotme periferinë e Elbasanit, pas një zjarri që ka përfshirë mbetje të depozituara në brigjet e lumit Shkumbin.

Nga pamjet e filmuara me dron tregojnë tymin e dendur që ngrihet mbi zonë. Dyshohet se mes mbetjeve të djegura mund të ketë goma automjetesh të përziera me materiale të tjera.

Ndërkohë raportohet se në vendngjarje ndodhen policia dhe shërbimi zjarrfikës ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Raste të ngjashme janë shënuar edhe më parë në këtë zonë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë identifikuar personat përgjegjës.