Një zjarr në Krastë të Elbasanit është izoluar dhe shuar në kohë. Shkak mund të ketë qenë ndezja e qirinjve te “vendi i mirë”, thotë Zjarrfikësja e Elbasanit duke sjellë në vëmendje se dëmet mund të ishin të mëdha për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erës së fortë.

Apeli mbetet kujdesi maksimal nga qytetarët për të mos ndezur zjarr në mjedise të hapura në një periudhë kur ka rrezik të lartë.