Qeveria zgjat afatin e koncesionit të Rinasit! Ndryshon kontrata, detyrim shtimi i linjave direkte me shtetet e huaja dhe zgjatim i pistës

Janë zyrtarizuar ndryshimet në kontratën koncesionare të aeroportit Nënë Tereza, menjëherë pasi aksionet e saj u blen nga kompania shqiptare Kastrati Grup. Këto ndryshime ishin të paralajmëruara nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pati deklaruar se shitja e aksioneve ishte mundësi e mirë për ta ndryshuar këtë kontratë që sipas saj kishte probleme.

Kompania shqiptare është e detyruar tashmë ligjërisht që të kryej investime në vlerën e 99.3 milionë eurove, që do konsistojnë në zgjatimin e pistës, përmirësimi i pistës aktuale, zgjerimi i terminalit, përmirësimi i terminalit aktual bashkë me pajisjet e sigurisë, përmirësim i rrethimit ekzistues, ndërtesa e re e zjarrfikses, shtim parkimi, rinovim ndriccimi dhe të tjera.

Nga ana tjetër në kontratën e re janë shtuar edhe disa kërkesa për kostot e biletës.

"Ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% (për të rriturit) dhe 40% për femijë", thuhet në relacion.

Po ashtu pika tjetër shumë e rëndësishme është shtimi i linjave direkte me shumë shtete që aktualisht nuk janë. Pra fluturime direkt drejt SHBA, DUBAI apo Kinës.

"Shndërrimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, që do të operojë avione të kategorisë 4E, një kategori më e lartë se ajo aktuale, duke bërë të mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike për zhvillimin e ekonomisë së vendit" vijon relacioni.

Përballimi i linjave direkte dhe avionëve me kapacitet më të lartë dhe më të mëdha, po bëhet edhe zgjatimi i pistës dhe përmirësimi i asaj aktuale. Kompania ndryshe nga më parë tanimë është e detyruar të vijoj me zgjatimin e pistës dhe bë rast vonese do ketë penalitete.

Ndryshimet e tjera konsistojnë në:

Shtyrjen e afatit të koncesionit nga 22 që ishte në 35 vite. Po ashtu sic ishte paralajmëruar janë vendosur edhe klauzolat penalizuese për mos zbatimin e planit të investimeve.

"Shtimin në marrëveshjen fillestare të klauzolës 4.4.1 mbi bazë të së cilës listohen detyrimet shtesë që merr përsipër shoqëria koncesionare të realizojë në kuadër të planit të saj të investimeve", thuhet në relacionin e projektligjit.

Dhe nëpërmjet ndryshimeve është saktësuar edhe ulja e tarifës së pasagjerëve që do jetë 10 euro për personat mbi 12 vjeç dhe 3 euro për personat nën këtë moshë.

Aksionet e TIA u blenë nga kompania shqiptare për 71 milionë euro.

[Relacioni i plotë për aeroportin Nënë Tereza]

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 31/01/2021 01:30

    O komentues me mire ti marre kastrati sesa te na i marrin te huajt,,kastrati paguan taksat ketu,,rroga ,,dhe fitimi po ashtu mbetet ketu,,biles i them edi rames ti jape nxjerrjen e naftes ne fier-zharres,,bankersi te largohet menjehere nga shqiperia....

    Përgjigju
  • Top channel: 31/01/2021 01:23

    AVASH TI O VERIOR O BARKTHARE KUKESI,;OSE SHPELLAR KUKESI,,KU I GJETI PARATE KASTRATI PER GJITHE KETO BIZNESE,,;NUK TE DUKET SE KA DICKA KETU,,QE KA KORRUPSION.????EDHE KONCESIONET JEPEN 35 VJET POR MUND TE JEPEN DHE 5 OSE 10 VJET,,ATE E VENDOS SHTETI O MALOK ,;O DERR...

    Përgjigju
  • Veriori: 30/01/2021 17:16

    Nje pergjigje per PPP e radhes qe ben komente, ti qifsha ropt dhe cfare te kesh, oj prostitute.Te gjithe koncensionet jane 35 vjet o legen, mos gjyko njerezit e punes, por ata qe realisht abuzojne me koncensionet.

    Përgjigju
  • Latif: 30/01/2021 07:26

    Shtimi i linjave me Kinen ShBA dhe Dubain dhe nje here ne jave linje vatje ardhje ne Hene

    Përgjigju
  • redi: 29/01/2021 21:52

    PPP ana me e zeze per ekonomine nga qeveria Rama . Fitime kolosale ne vend ti kalonin arkes se shtetit i marrin oligarket.Qeveria e Rilindjes dhe jo e socialisteve.Rama po aplikon me sistemin liberal te Sorosit per ta nxjerr Shqiperine nudo

    Përgjigju
  • Ledio: 29/01/2021 21:44

    Ka mbetur me gje ne kete vend pa ja dhene qeveria e ps kastratit? Pse nuk flet Yuri Kim per keto vjedhje te pasurise se shwiptareve. Po Spak fle gjume?

    Përgjigju
  • Hajduta: 29/01/2021 21:42

    Fitimi i aeroportit ne 2019 ishte 30 milion euro. Dmth ne 13 vjet shtese do fitoje 390 milion euro nqs fitimi eshte si ne 2019 qe sdiskutohet se levizjet po shtohen. Investimi 100 milion euro. Dmth Kastrati fiton 290 milion pa problem fare. Dhe as opozita sflet se jane te gjithe Hajduta

    Përgjigju
    • Edi: 29/01/2021 22:03

      O zoti hajdut a i ke ti ato lek per ta mar ne koncension aeroportin, Te gjith qe komentojn jan pa brek ne B..th, sa smiraxhinj paskemi qen ne shqiptaret huuuuu huuuu

  • Gim: 29/01/2021 21:34

    Nje mashtrim i radhes,monopolizimi vazhdon. Skandal ulja vetem 20% e takses se fluturimit,minimumi duhet te ishte ulur 50%.

    Përgjigju
  • Popull: 29/01/2021 21:33

    Koncesion 35 vjecar?! Nuk mund të bëhej. 10 në fillim pastaj 10, e më tutje shtyrje me.15 vjet në bazë të performancës. Vënd hajdutësh.

    Përgjigju
  • Korrupsion: 29/01/2021 20:39

    Ska emer tjeter vec korrupsion.

    Përgjigju
  • PPP e rradhes: 29/01/2021 20:10

    Po mire mor legen kryeminister pse nuk e mbani vete aeroportin pasi te mbaroje koncensioni kur dihet qe del me shume fitim.Portin e mallrave Kastrati,Aeroportin e Kukesit Kastrati,Aeroportin e TR Kastrati po jepini me PPP dhe grate e juaja kastratit

    Përgjigju
    • Liri: 30/01/2021 01:03

      Grate i kane dhene te parat qe kur hyne ne polotike...

    • Vllai: 29/01/2021 21:52

      Hahahahah. I madh je me kete shprehjen

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?