ELBASAN - Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Drejtorise së Pyjeve në Qarkun e Elbasanit kanë organizuar një seminar për çertifikimin e pyjeve në vendin tonë. Duke qenë që më 3 mars të këtij viti hyri në fuqi ligji ku ndalohet lëvizja në vendet e Europës e materialit drusor të paçertifikuar, në këtë takim u diskutua për mekanizmat që duhet të ndiqen për moslejimin e këtij fenomeni.

Sipas Arsen Prokos, Drejtorit të Pyjeve dhe Kullotave pranë Ministrisë së Mjedisit, ku takimi synon në ndërgjegjësimin e komunitetit për prerjen e paligjshme të pyjeve si dhe me përdorimin ekonomik të pyjeve në bazë të kritereve Europiane, duke rritur eficensën e tyre drejt tregut vendas. Sipas z. Proko ky takim zhvillohet në kuadër të projektit që ka qeveria Shqiptare për reduktimin e prerjes së pyjeve.

Gjatë këtij takimi mes përfaqësuesëve të Drejtorisë Pyjore në Elbasan si dhe përfqaësuesëve të Ministrisë së Mjedisit, u bë e ditur që së shpejti ne vned do të kete mbjellje të reja pyjesh, sidomos në terrenet ku fenomeni i erozionit është më evident.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)