ELBASAN - Të rinj nga universiteti “Aleksadër Xhuvani”, kanë marrë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë, kryesisht në periferi të qyteti të Elbasanit. Shoqata e të rinjëve “Mendojmë për ju” u ka ardhur në ndihmë 13 familjeve në në lagjen “Haxhire Myzyri”, duke u shpërndarë familjeve të varfra ushqime dhe veshmbathje.

Familjet kryesore që I kanë përfituar ndihmat janë nga komunitetit rom, të cilët jetojnë në kasolle dhe në kushte tejet të vështira ekonomike.

Shumë familje të komuniteteit rom në lagjen “Haxhire Myzyri”, jetojnë në në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa të rinjtë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarët e Elbasanit që të kontribojnë sadopak në nisma të tilla.

Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)