ELBASAN-Të shtëna me armë zjarri në një lokal në afërsi të zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan, plagosen tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në Bradashesh ndërsa policia ka rrethuar gjithë zonën dhe po heton për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje.
Nuk ka të shpallur në kërkim, ndërsa janë ngritur kontrolle në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse.
Sipas policisë në konflikt janë përfshirë rreth 4-5 persona.
Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:
K.Gjini, është plagosur me armë zjarri
H.C është plagosur me armë zjarri
si dhe shtetasi A.Gjini është dëmtuar me sende të forta
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet të ketë nisur midis shtetasve A.Gjini dhe H.C.
Shtetasit A.Gjini dhe K.Gjini rezultojnë rezident në Angli.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë popunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[gallery]21735[/gallery]
Redaksia Online
Al.N, B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO