Dy ditë më parë, në lagjen “Vullnetari” në Elbasan u raportua për disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së 66-vjeçarit me iniciale F. P. Policia ka zbardhur ngjarjen teksa bën me dije se bëhet fjalë për një konflikt mes dy personave Elidon Cani 24 vjeç dhe Besnik Bylyku 48 vjeç, për të cilët kanë nisur një hetim në gjendje të lirë.
Sherri mes tyre raportohet të ketë nisur për motive të dobëta ndërsa gjatë konfliktit është 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të Besnik Bylykut.
Ndërkohë në konflikt janë përfshirë dhe persona të tjerë B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B.,, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së 66-vjeçarit ku jeton dhe Elidon Cani. Ky i fundit gjithashtu nuk ka bërë kallëzim për ngjarjen.
Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç, të afërm të Besnik Bylykut, janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë personi D. K., dyshohet të ketë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë të banesës së tij, shtëpi e cila ndodhet pranë vendi të konfliktit duke penguar zbulimin e të vërtetës.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B”, njofton policia.
Komente











