Elbasan- Gjenden përdhe afër Kalasë, dy 15 vjeçarë dërgohen rëndë në spital....dyshohet për mix alkool-drogë (VIDEO)

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku dy të mitur janë transportuar pa ndjenja në urgjencë pasi dyshohet se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se gjendja e dy fëmijëve rreth moshës 15 vjeç është e rëndë, teksa ato janë parë të shtrirë pranë kalasë së qytetit, përballë Teatrit Skampa. Report Tv sjell videon kur dy fëmijët janë marrë nga ambulanca, e teksa personat që kalonin aty pranë kanë mbetur të tmerruar.

Përtej kësaj ngjarjeje, në pah del problematika se si këta fëmijë kanë arritur që të blenë pijet alkoolike në dyqane, kur ligji ua ndalon bizneseve t'u sheshin alkool të miturve, e aq më tepër rruga se si ato kanë siguruar edhe drogën.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën