Elbasan,  të verbërit: Çdo
vit mezi marrim pagesat tona

Elbasan,  të verbërit: Çdo<br />vit mezi marrim pagesat tona
ELBASAN - Është zhvilluar në qytetin e Elbasanit Dita e Shkopit të Bardhë, pra dita ndërkombëtare e të verbërve. Por ndryshe nga vitet e tjera, kur aktivitete janë zhvilluar në datën 15 tetor për shkak të festës së Kurban Bajramit janë realizuar një ditë më parë.

Qëllimi i kësaj ditë është sensibilizimi i komunitetit për të drejtat e të verbërve dhe për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie për t'i trajtuar të gjithë të bararbartë. Kreu i shoqatës së të verbërve, Ardian Hysa tha se, “pikërisht në këtë ditë, kur kërkohet më shumë vëmendje, është e patolerushme që çdo vit ngrihet problemi i pagesave të personave të verbër”.

Ai theksoi se, “ka anomali të mëdha, ka edhe komuna që prej 4 muajsh nuk marrin pagesat, por të gjitha komunat dhe bashkitë në qarkun e Elbasanit kanë të tilla probleme. “Mospagesa nga ana e instuticioneve sjell mjaft vështirësi në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara”.

Infrastruktura rrugore, por edhe shumë instuticione në të gjithë vendin nuk janë të përshtartura për të lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara. Shoqata e Elbasanit përbëhet nga 540 persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm, ndërsa në rang qarku janë 950 persona të tillë, të cilët thuajse janë të integruar në jetën e përditshme.

Dita e “Shkopit të Bardhë” është krijuar në vitin 1912 nga artisti Xhejms Bigs nga Bristoli. 

Më 6 tetor 1964, një rezolutë e përbashkët e Kongresit deklaroi ligjërisht këtë ditë dedikuar të verbërve. Nisur nga kjo ngjarje, në të gjithë botën 15 Tetori kremtohet si dita simbol për pavarësi, integrim dhe autonomi të personave të verbër.  
   
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve