ELBASAN - Tentojnë ta vrasin, por plagoset me thikë një i ri në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme kanë marrë informacionin për një ngjarje të ndodhur në lagjen numër 5.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar patrullat e policisë që kanë nisur hetimet duke identifikuar edhe personat që kanë kryer plagosjen. I riu i plagosur është 21-vjeçari me inicialet K. T., dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Të identifikuarit për plagosjen janë shpallur në kërkim nga policia lokale pasi akuzohen për plagosje të rëndë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)