Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Foto ilustruese

Elbasan- Tre aksidente janë shënuar në pak orë në qarkun e Elbasanit, me bilanc 6 persona të plagosur, mes të cilëve një fëmijë dhe dy të moshuar.

Sektori i Qarkullimit Rrugor njoftoi sot (27 nëntor) se arrestoi në flagrancë 71-vjeçarin V. B., 71 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., 33 vjeç. 

“Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore.

Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Pishaj, Gramsh, ku automjeti me drejtues E. Sh., 40 vjeç, ka përplasur këmbësorin e moshuar Y. K., 69 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti me drejtues S. V., 24 vjeçe, ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar, këmbësor.

“Me drejtuesit e automjeteve, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve”, sqaroi policia.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN