Elbasan, tritol në shkallët e 
lokalit, evakuohen banorët

Elbasan, tritol në shkallët e <br />lokalit, evakuohen banorët
ELBASAN- Një pako me eksploziv është vendosur në shkallët e një lokali në Elbasan.

Pakoja ishte e vendosur në një këpucë të vjetër, e lidhur me celular dhe ishte futur poshtë shkallëve të lokalit në lagjen “Emin Matraxhiu”, për të mos u pikasur.

Por kanë qenë vet punonjës të lokalit të cilët kanë parë 150 gr lëndë shpërthyese dhe ekspertët xhenier nga Tirana kanë bërë çaktivizimin e eksplozivit me dorë. Burime të Report TV bëjnë me dije se pakoja është vendosur në lokalin e Besnik Brakës, që njihet edhe me emrin Nik Vojaçek.

Lokali është i regjistruar në emrin e vajzës së tij, por burime Policore thonë se eksplozivi ka lidhje me të shkuarën e Besnik Brakës.

52-vjeçari është një emër i njohur për Policinë pasi është dënuar më parë për trafik armësh, prodhim dhe shitje narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash.

Besnik Braka është ekstraduar në tetor të 2013-së nga Gjermani drejt Shqipërisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar në vitin 2009 me 14 vjet burg pasi në vitin 2003 në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroinë e një armë zjarri pistoletë, ku rezultonte se kanë qenë të Besnik Brakës, ose ndryshe njihet edhe si Nik Vojaçek.

Gjithashtu Besnik Braka është arrestuar edhe në vitin 2015 pasi ka tentuar të korruptojë një gjyqtarë në Durrës dhe është dënuar me 2 vite burg në atë kohë.
 
Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se eksplozivi që është vendosur të lokali i vajzës së Besnik Brakës ka qenë paralajmërues.

Kjo për faktin se ishte vendosur poshtë betonit dhe nëse do të shpërthente do të shkaktonte dëme materiale.

Dyshimet e Policisë janë që tritoli të jetë vendosur për të paralajmëruar 52-vjeçarin, për konflikte që ai mund të ketë.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes dhe po kontrollohen të gjitha kamerat për të identifikuar autorët.

[gallery]22376[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar