ELBASAN -Tregtimi i produkteve ushqimore me origjinë shtazore në qytetin e Elbasanit vazhdon të realizohet në vënde ose tregje që nuk plotësojnë as kushtet më minimale për ruajtjen e sigurisë dhe cilësisë së këtyre produkteve.
Therja dhe tregtimi i mishit të bagëtive realizohet në kushte tepër të rënduara higjenosanitare dhe për më tepër, realizohen pa kujdesin e kontrollit veterinar, duke hedhur kështu në treg produkte të pasigurta dhe të dëmshme për konsumatorët.
Ajo ç’ka është më emergjente në këtë treg është mungesa e ujit të pishëm dhe mospasja e një banjoje. Kështu, në kushte kur mungesa e ujit të pishëm është e pranishme, tregtarët përdorin përroin e fshatit të Shirgjanit për të pastuar mishin mbas therjes së tij. Në këto kushte, rreziku i përhapjes së një epidemie është evidente.
Firdus Kurti, specialist pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan thekson se situata është shqetësuese dhe sipas tij, kanë qenë të herëpashershme penalitetet si gjoba apo sekuestrimi i mallrave, por pavarësisht kësaj situata nuk ka ndryshuar.
Për sa kohe instancat si A.K.U. dhe Bashkia e qytetit të Elbasanit nuk do të ndërhyjnë për të garantuar cilësinw e tregjeve dhe të produkteve që tregtohen në këto tregje, qytetarët elbasanas do të jenë të detyruar të konsumojnë produkte ushqimore të pasigurta që mund të jenë edhe më dëmshëm për shëndetin e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com