Elbasan/ U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet 62-vjeçari! I sekuestrohet ‘Benz’-i, nën hetim edhe drejtuesi 45-vjeçar i motorit

Elbasan/ U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet 62-vjeçari! I sekuestrohet ‘Benz’-i, nën hetim edhe drejtuesi 45-vjeçar i motorit

Pamje nga aksidenti

Elbasan- Përplasi një 45-vjeçar me motor duke e plagosur bashkë me pasagjeren dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 62-vjeçari, drejtues i veturës tip “Benz”.

Procedohet në gjendje të lirë edhe i dëmtuari, pasi nuk dispononte leje drejtimi.

Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka zbardhur aksidentin e ndodhur më 7 Shtator në lagjen "28 Nëntori", ku u përplasën një automjet me një motomjet.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si pasojë e përplasjes, përveç drejtuesit të motorit mbeti e plagosur edhe pasagjerja, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimeve dhe marrjes nën akuzë në gjendje të lirë nuk i ka shpëtuar as drejtuesi 45-vjeçar i motorit, pasi policia tha se “nuk ishte i pajisur me leje drejtimi”. Makina tip “Benz” u sekuestrua si provë materiale, kurse ndaj 62-vjeçarit u ngritën dy vepra penale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur

‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur