Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Njoftimi i plotë i policisë:
Njoftim për shtyp
Elbasan
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo të shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacineve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
* Refael Kapja, 25 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(Kanabisi në doza që iu gjet 25 vjeçarit nga policia)
(Kanabisi në doza që iu gjet 25 vjeçarit nga policia)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com





