Elbasan/ U përplas nga makina, humb jetën 80-vjeçari, në pranga drejtuesi (Emri)

Elbasan/ U përplas nga makina, humb jetën 80-vjeçari, në pranga drejtuesi (Emri)

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. I moshuari ishte duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një makinë. Policia njofton se drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Elbasan është vënë në pranga. I arrestuar është Altin Doka, ndërsa viktima është Ilia Kocani. I moshuari mësohet se ishte endacak.

Njoftimi i plotë:

Elbasan 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen "11 Nëntori", Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librashd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndëroi jetë në vendngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë