ELBASAN-Renald Pulaku,babai i dy fëmijëve të mitur ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak, pasi ishte goditur me thikë nga një bashkëfshatar i tij,në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku mes viktimës dhe autorit të krimit, Edvin Gjini,ka pasur një konflikt verbal dhe më pas ata janë përplasur fizikisht. Por pikërisht në këtë moment, 39-vjeçari Renald Pulaku, është qëlluar me thikë disa herë në trup, nga shtetasi Gjini.
Pulaku, fillimisht ka mbetur i plagosur duke u dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Elbasanit, por bluzat e bardha të këtij spitali, nuk kanë qenë në gjendje ti parandalojnë hemorragjinë. Nisur nga këto kushte, i plagosuri Pulaku është transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku dhe ka gjetur vdekjen në orët e vona të natës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është njoftuar policia e Elbasanit, e cila ka nisur menjëherë hetimet dhe kërkimet për arrestimin e autorit të krimit. Edvin Gjini pas kryerje së krimit në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, është larguar me shpejtësi, duke u përpjekur ti fshihet policisë së Elbasanit. Uniformat blu, pas kërkimeve të shumta kanë arritur të kapin autorin e krimit pas mensnatës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe thika që u përdor nga autori për kryerjen e krimit.
Gjatë marrjes në pyetje Gjini ka deklaruar se është përpjekur të mbrohet pasi Renald Pulaku, ka tentuar ta godasë me gurë. Gjini, në ambientet e policisë ka shfaqur pendesë për vrasjen me thikë të babait të dy fëmijëve. Ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe se pritet që ditën e hënë të dalë para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, që do kërkojë prokuroria e këtij rrethi.
Gjajtë ditës së nesërme familjarët e të ndjerit Ronald Pulaku, do përcjellin për në banesën e fundit trupin e pajetë.
Ata kërkojnë dënim maksimal për autorin e krimit, i cili sipas tyre me veprimet e tij kriminal, morri jetën e një personi të pafajshëm dhe la dy fëmijë të mitur.

(Viktima 39-vjeçar Renald Pulaku)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com