ELBASAN- Ka ndërruar jetë në spital 55-vjeçarja Shpëtime Tufa e cila u aksidentua dy ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është konstatuar se 55-vjeçarja është vetëhedhur nga makina e cila drejtohej nga 45-vjeçari Julian Hida.
Pas aksidentit policia deklaroi se drejtuesi i mjetit ka ngacmuar 55-vjeçaren Tufa, e cila për tu mbrojtur është vetëhedhur nga makina dhe ka marrë plagë të rënda.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe u kap pak orë më pas nga policia e cila pas kontrollit konstatoi se Julian Hida ishte nën efektin e alkoolit.
55-vjeçarja Shpëtime Tufa, nënë e tre vajzave është përcjellë sot për në banesën e fundit nga të afërmit e saj, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi dy ditë më parë Elbasanin.