Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 51-vjeç me inicialet R.SH për të cilën është plotësuar urdhër-mbrojtje.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka rënë Aldo Sabriu i cili është arrestuar edhe më parë për ‘Dhunë në familje’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com