Një 35-vjeçar nga Elbasani ka rënë në pranga pasi ushtroi dhunë mbi babanë e tij 66-vjeçar. Florind Shabani u arrestua në shtëpinë e ti. Policia njoftoi se dhuna kishte ndodhur për shkak të sherreve brenda në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. 

Njoftimi i policisë: 
Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Florind Shabani, 35 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit I.Sh., 66 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com