ELBASAN - Një person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, u arrestua gjatë ditës së sotme në Elbasan.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth një muaj më parë (11 gusht), aksidentoi për vdekje dy motrat, Vjola dhe Baftjare Hekurani, ndërsa aksidentoi rënë nënën e tyre, N.Hekurani, banuese në Elbasan.

Denis Cengeli, 35 vjeç, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim nga vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe ndaj informacioneve mbi vendndodhjen e tij, policia kishte vënë në dispozicion shumë prej 5 mijë dollarë.

Në bazë informacionesh te marra, u bë i mundur sot, kapja e tij në qytetin Elbasan.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimi nga vendi i aksidentit”.

Automjeti i autorit tashmë të arrestuar, i aksidentoi motrat me të ëmën e tyre mbi trotuarin ku ato kryenin shëtitjen e zakonshme të mbrëmjes.