Gramsh- Policia e Elbasanit njoftoi sot (10 Janar) se gjeti pas pesë ditësh 40-vjeçarin që u denoncua i larguar nga banesa prej vëllait të tij.
Denoncimi u bë fillimisht në Policinë e Gramshit më 7 Janar, se N.H., kishte humbur prej datës 5 Janar, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen.
“Informojmë se ky shtetas u gjet dhe në bashkëpunim me familjarët e tij u dërgua në spitalin psikiatrik, për mjekim”, njoftoi policia vendore.
Dërgimi në spital u bë për shkak se 40-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, kurse hetimet për rastin do i vijojë prokuroria vendore, me qëllim ndjekjen e procedurave.