Elbasan/ Vëllai vjedh në banesën e vëllait 17 mijë euro, e ndihmoi dhe bashkëshortja! Zbardhet grabitja e ndodhur në prill të vitit të kaluar

Elbasan/ Vëllai vjedh në banesën e vëllait 17 mijë euro, e ndihmoi dhe bashkëshortja! Zbardhet grabitja e ndodhur në prill të vitit të kaluar

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ndërsa policia e Elbasanit njoftoi sot arrestimin e Elton Muçës. Policia thotë se po procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje. 

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës”   informoi sot policia.

Operacioni u kodua “Bathës”

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga Elton Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale "Vjedhja".

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar