Një vjedhje me thyerje është regjistruar gjatë orëve të natës në rrugën Qemal Stafa të qytetit të Elbasanit. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë thyer derën kryesore prej xhami dhe kanë hyrë në brendësi të një pike llotosh sportive. Mësohet se autorët kanë marrë të gjithë kasafortën që sipas pronarit kishte në brendësi rreth 8 mln lekë të vjetra.
 
Edhe pse pranë kësaj pike janë tre banka asnjë alarm nuk ka funksionuar dhe autorët janë larguar qetësisht bashkë me sasinë e konsiderueshme të parave.
 
Burime nga policia konfirmojnë vjedhjen dhe nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me thyerje.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)